E pabesueshme, FIFA vendos të riluhet një kualifikuese Botërori

Një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018, mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit, do të riluhet, pasi FIFA përjashtoi përjetësisht arbitrin e takimit, Xhozef Lamptej, i akuzuar për “manipulim të ndeshjes”.

Afrika e Jugut fitoi 2-1 dhe Lamptej i dha një penallti absurde Afrikës së Jugut, me mbrojtësin e Napolit Kulibali që e preku topin me gju, edhe pse arbitri ishte i bindur se u prek me dorë.

Tani FIFA ka dhënë urdhrin e bujshëm: ndeshja do të luhet sërish, më 17 nëntor.

Ky është një lajm i madh për Senegalin, që e kishte apeluar atë ndeshje dhe e ka fituar betejën e vet.

Me 5 pikë në 4 ndeshje në grupin D kualifikues, Senegali merr kreun e renditjes me një fitore (Burkina Faso dhe Kepi i Gjelbër kryesojnë me nga 6 pikë) dhe hedh një hap gjigant drejt Kupës së Botës, ndërsa Afrika e Jugut tashmë zbret në vendin e fundit, me vetëm një pikë, ndaj në riluajtjen e sfidës vetëm fitorja do t’i vlejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *