E pabesueshme/ Amatorizmi i Serbisë shokon të gjithë mediat botërore sportive, shihni se deri ku shkuan

Një amatorizëm i madh vjen te Serbia, që nuk daton vetëm në këtë Europian, por ka shumë vite. Pavarësisht se në ekipin e tyre ndodhen lojtarë me cilësi fantastike dhe që luajnë në ekipe të mëdha, në këtë vend e kanë më shumë mendjen për ta dalë me parrulla kundër shqiptarëve sesa t’i përkushtohen vetes.

Në mbrëmjen e djeshme, Serbia ka luajtur kundër Danimarkës dhe në rast fitore, do të kishte kaluar më tej dhe do të ishte kualifikuar nga faza e grupeve të Europianit. Por pas barazimit 0-0, Serbia është eliminuar.

Megjithatë amatorizmi i madh në këtë Kombëtare ka qenë fjala e parë e mediave botërore. Besojeni ose jo, por lojtarët nuk e dinin se kush do të luante në fushë. Teksa hynë në stadium, një orë e gjysëm para ndeshjes, siç është rregulli i UEFA-s, futbollistët nuk e dinin ende formacionin zyrtar.

Më pas me atë të telefonit të Vlahovic, në një moment teksa gjendeshin në fushë, ata kanë hapur menjëherë faqen zyrtare të UEFA-s në cellular për të parë daljen e formacioneve zyrtare, ashtu si edhe tifozët. Vetëm aty do ta kuptonin se kush do të ishte 11-shja titullare. Kulmi i amatorizmit vjen nga Serbia. /Sport Ekspres/