Një çmenduri e vërtet po ndodh në Spanjë sa i përket ndeshjeve të Kupës. Barcelona mund të ndihet e turpëruar pasi është barazuar tre herë nga CF Intercity. Këta të fundit ndodhen në kategorinë e tretë të futbollit në Spanjë, por janë shumë pranë rrëzimit në një nivel më poshtë.
Të krijuar në vitin 2017, kjo skuadër arriti që të barazonte me shifrat 3-3 në Copa Del Rey ndaj katalanasve. Interesant është fakti se Barcelona kaloi tre herë në avantazh, ndërsa në krahun e Intercity shënoi tree herë Oriol Soldevila Puig, futbollisti i formuar në La Masia, që tani ndëshkon ekipin ku u formua. Ndeshja ka kaluar në minutat shtesë dhe Barcelona rrezikon njollën e madhe të historisë. /Sport Ekspres/