“E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Real Madrid luan kundër Celta Vigos në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën dhe nuk ka të drejtë të gabojë nëse dëshiron të qëndrojë në luftë për titullin e kampionit spanjoll. Megjithatë, Celta Vigo ka dërguar një mesazh të qartë se do të tentojë të bëjë një surprizë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme mes këtyre klubeve.  Në 1/16, Celta ishte pranë një surprize të madhe dhe fitore ndaj Realit, por mbretërorët ia dolën 5-2 pas kohës shtesë. Megjithatë, Celta Vigo kritikoi ashpër arbitrin dhe tha se ata u dëmtuan për një penallti të pastër të padhënë në sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes. 

Kjo do të jetë një motiv shtesë për Celta Vigon, e konfirmuar edhe nga kapiteni i saj, Iago Aspas. “Humbja me Realin në Kupë? Nuk jemi të lumtur me vendimet e arbitrit dhe për më shumë, nuk na dha një penallti të pastër. E gjithë Spanja e pa se cfarë ndodhi në atë ndeshje. Megjithatë ekipi im nuk është fare i frikësuar për kthimin në Santiago Bernabeu pas kësaj ndeshje. Objektivi është i qartë, dalim me pikë në Madrid”, tha Aspas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/