Rexhinaldo ka firmosur kontratën e re duke nënshkruar për ekipin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Ish-futbollisti i Kukësit ka nisur kështu aventurën e re, duke kërkuar që të lërë gjurmë siç bëri edhe në Shqipëri.
Te Shkupi ky sulmues do të jetë zëvendësuesi i Dembo Darboe, golashënuesit që e vijoi karrierën në Bjellorusi me Shakhtar Soligorks. Por sa e njeh Rexhinaldo kampionatin në Maqedoninë e Veriut? Vetë futbollisti është shprehur se për këtë aventurë ka vetëm fjalët e shokëve të tij në Shqipëri.
“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e FC Shkupit, nuk kam shumë njohuri për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por ajo çka di është nga kisha kur kam luajtur në Shqipëri që kam pasur disa shokë atje. Kam ardhur këtu për ta dëshmuar veten dhe për ta ndihmuar klubin, ku kam gjetur njerëz shumë të mirë, por mbi të gjitha edhe futbollistë kualitativ” – tha Rexhinaldo. /Sport Ekspres/