Në orën 20:45 Shqipëria do të ndeshet me Izraelin, takim ky i vlefshme për Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja kuqezi ka një mision shumë të vështirë, pasi është në të njëjtin grup dhe me Skocinë veç asaj të Izraelit.
Kur duhen dhe më pak se 3 orë për të nisur ndeshja një “det” me policë kanë “zbarkuar” para stadiumit “Elbasan Arena” dhe po marrin udhëzimet për këtë sfidë. Masa të rrepta sigurie për përfaqësuesen e Izraelit, e cila sërish paralizon gjysmën e qytetit të Elbasanit. Sërish Izraeli dhe sërish e histori, ndonëse nuk do të ketë forca policie në rrethimin e stadiumit. Vërtetë është Izraelit përballë, por është vetëm një ndeshje futbolli, nuk duhet të harrojmë!
Sa i përket atmosferës ka shumë pak gjallëri në rrugët e Elbasanit, çka mund të thuhet është disi e imponuar dhe nga masat e sigurisë, pasi policia kërkon që të ketë gjithçka nën kontroll. Disa nga tifozët kanë shfrytëzuar mundësinë për të parë ndeshjen e Kosovës në lokalet e qytetit.