E nisim me Andorrën dhe nuk presim gjatë për Anglinë, ja kalendari i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. FSHF ka bërë publike ndeshjet që e presin Kombëtaren përgjatë vitit të ardhshëm.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi. E nëse përballja e parë është ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, vetëm 3 ditë pas saj vjen një sfidë e vërtetë për kuqezinjtë. Shqiptarët nuk duhet të presin gjatë për të parë në “Air Albania” Anglinë, e cila do të luajë kundër skuadrës së Edi Rejas më 28 mars 2021./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *