E nisim kundër Armenisë, ja datat se kur do të luajë Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vje?, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E sëbashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u detajua edhe kalendari i ndeshjeve.

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi do ta nisë fushatën e saj më datë 8 shtator 2023 në transfertë ndaj Armenisë dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë, në 15 tetor 2024, brenda në shtëpi. Në muajin mars dhe qershor brenda datave zyrtare kuqezinjë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për tu përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese ku do të kërkohet kualifikimi, ashtu si? ka deklaruar edhe trajneri Bushi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në shtëpinë e futbollit. Në shtator 21 vje?arët do të luajnë dy ndeshje, më 8 shtator në Yerevan përballë Armenisë për tu kthyer në shtëpi 4 ditë më vonë ku do të presin Rumaninë. Një muaj më pas, më 13 tetor, skuadra e Bushit do të udhëtoj në Finlandë për tu rikthyer në shtëpi ndaj Malit të Zi më datë 17 tetor. Viti 2023 do të mbyllet me dy ndeshje në muajin nëntor, dy transferta të forta ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi më 17 dhe 21 nëntor.

Viti 2024 do të fillojë me marsin, ku kuqezinjtë kanë dy ndeshje në shtëpi, ndaj Finlandës më 22 dhe Zvicrës me 26. Dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese do të jetë ato ndaj Zvicrës në transfertë e parashikuar për tu luajtur më 6 shtator dhe Armenisë më 15 tetor.

Eliminatoret e EURO 2025, mosha U-21

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin E

08/09/2023 – Armeni – Shqipëri
12/09/2023 – Shqipëri – Rumani
13/10/2023 – Finland – Shqipëri
17/10/2023 – Shqipëri – Mali Zi
17/11/2023 – Rumani – Shqipëri
21/11/2023 – Mali Zi – Shqipëri
22/03/2024 – Shqipëri – Finald
26/03/2024 – Shqipëri – Zvicër
06/09/2024 – Zvicër – Shqipëri
15/10/2024 – Shqipëri – Armeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *