E ngacmojnë për eliminimin, Silva me mesazh për tifozët e Liverpool: Patetikë, gjeni ndonjë të dashur

Eliminimit befasues të mbrëmjes së djeshme të Manchester City-t nuk i janë gëzuar vetë tifozët e Lyon-it dhe ata francezë. Me sa duket ajo humbje ka kënaqur edhe tifozët e Liverpool, që vitet e fundit kanë pasur një konkurencë të pastër me “qytetarët”. Mbështetësit e “the reds” kanë vërshuar në llogarinë e Bernardo Silvas në rrjetet sociale, duke i kujtuar atë eliminim të dhimbshëm.

Kjo ka bërë që vetë futbollisti të reagojë ditën e sotme. Në një postim në “Twitter”, Silva i quan patetikë tifozët e Liverpool, të cilët i fton të meren me gjëra të tjera, pasi ka shumë opsione për të kaluar kohën.

“Për të gjithë tifozët e Liverpool-it që nuk kanë asgjë tjetër për të bërë dhe pastaj vijnë në llogarinë e një lojtari të Manchester City. Më vjen keq për ju, por për arsyet e gabuara… Patetikë. Shkoni festoni titujt e tu, ose përpiquni të gjeni ndonjë të dashur, pini ndonjë birrë me miqtë, lexoni një libër. Ka kaq shumë opsione”, shkruan Bernardo Silva./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online