Erion Braçe dha një intervistë ditën e djeshme për emisionin “Jashtë loje“, ku nuk munguan edhe thumbimet për kampin bardheblu. Zv/kryeministri i Republikës së Shqipërisë tregoi se pas derbit ka gjithnjë dëshirë të ngacmojë drejtorin sportiv të Tiranës, Tefik Osmanin. Madje këtë të fundit do e thumbonte me faktin se është një tifoz i ri i skuadrës kryeqytetase.
Sot ka ardhur edhe reagimi nga ish-mbrojtësi, i cili ka përdorur llogarinë e tij në “Instagram” për t’ju kundërpërgjigjur Braçes. “Erion Braçe duke ngacmuar tironsin e ri. Nga Berati erdhe në Fier. Po vazhdo, se mbase afrohesh në Tiranë”, shkruan Tefik Osmani bashkangjitur fotos së Erion Braçes nga intervista e djeshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/