Është mbrëmje festive Krishtlindjesh apo një mbrëmje që mund të vendos fatin e karrierës së tyre? Lojtarët e Manchester City kanë kaluar një natë të pazakontë, atë të 24-25 dhjetorit. Teksa të gjithë të tjerët ishin pranë familjeve të tyre për të festuar sadopak, ata të Manchester City u gjendën në klub duke bërë video analiza të Evertonit.
Duket si një operacion mbijetese, Pep Guardiola e di fare mirë se nëse humb edhe kundër Everton, turpërimi më i madh i karrierës së tij, shkarkimi, nuk do të ishte më një mision i pamundur. Për këtë arsye ai ka “dënuar” lojtarët për shkak të formës së tyre negative duke i lënë në klub dhe larg familjarëve të tyre. Nesër do të shihet sesa efektive është kjo metodë, nëse lojtarët do të reagojnë duke treguar punën e tyre teksa të gjithë të tjerët pushonin apo do të lëshojnë përfundimisht Guardiolën, për momentin gjeli i detit dhe pema e krishtlindjeve u ndërrua me video-analizash. /Sport Ekspres/