Një largim i çuditshëm erdhi nga Superiorja, por tashmë jemi të mësuar edhe me lëvizje të tilla anormale. Shpëtim Duro e mori Egnatian nga vendet e fundit dhe po luftonte me këtë skuadër për të arritur Europën. Aktualisht ky ekip gjendet në vendin e 4, pas Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë.
Mjaftoi vetëm një humbje kundër Kukësit që Egnatia të dilte me njoftimin zyrtar për largimin e Shpëtim Duros. “Sport Ekspres” ka kërkuar një reagim nga trajneri mbi këtë vendim, që shkurtimisht shprehet: “Ishalla u shkon mbarë”. /Sport Ekspres/