Leo Mesi është një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe për këtë fakt nuk e vë në dyshim askush. Talenti dhe magjia që ai dhuron në fushë të bëjnë të dashurohesh edhe më shumë me futbollin, të cilin e ka çuar në tjetër nivel gjatë gjithë këtyre viteve. Por në të njëjtën kohë ylli argjentinas është makthi më i madh i çdo mbrojtësi, që nuk do e dëshironin ta kishin përballë.
Ish-futbollisti i njohur i Milanit, Kostakurta, ka rrëfyer edhe pëballjen tij me Mesin, i cili në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Megjithatë mosha gënjeu ish-mbrojtësin kuqezi, që shprehet se në fillim e konsideroi thjesht një fëmijë, por fakti që pas 15 minutave i kërkoi Ançelotit zëvendësim tregon qartë se në çfarë niveli është Lionel Mesi.
“Ka ngjashmëri në termat e gjenialitetit dhe në mënyrën se si e shprehin veten në fushë, por Mesi është më i qetë se Maradona. Në atë kohë (kur unë u përballa me të), Mesi ishte vetëm 16 vjeç dhe në fillim e mora për fëmijë e bëra çfarë doja. Por pastaj, pas 15 minutash, i kërkova Ançelotit të më zëvendësonte”, ka thënë Kostakurta për “Sky Sport Italia”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/