Manchester City ka dështuar sërish të marrë tre pikët në fushën e lojës. Prej disa javësh, ekipi i Guardiolës po përjeton një krizë rezultatesh, e cila tashmë e ka dërguar në vendin e katërt në renditje. “Qytetarët” barazuan sot ndaj Crystal Palace-t, duke bërë që në 5 ndeshjet e fundit në Premier League të numërojnë vetëm një fitore. Guardiola ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka thënë se skuadra e tij po luan mirë, por nuk është e aftë të marrë pikët.
“Falëm dy pikë për shkak të vendimeve tona. Pësuam një penallti, të cilën e merituam. Kjo nuk mund të ndodhë, por ndodhi edhe në ndeshjet e tjera. Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Por nuk jemi të aftë të marrim pikët. Ndodhi me Spërsat, ndodhi me Liverpulin, ndodhi edhe sot. Nuk morëm dot pikët”, ka thënë Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/