“E mendonim si ‘playmaker’-in e Kombëtares”, Tufa për Kallakun: Nuk po merr dot në krahë Teutën, jo më ekipin kombëtar

Eksperienca e parë jashtë Shqipërisë zgjati pak për Sherif Kallakun. Futbollisti shqiptar u kthye përsëri në radhët e Teutës në formë huazimi, ekip në të cilin arrit edhe formën e tij më të mirë. Por në këto javë të para 23-vjeçari nuk po paraqitet në nivelin e dy sezoneve më parë, kur ishte pika kyçe e skuadrës durrsake. Këtë mendim ndan edhe Bashkim Tufa, i cili në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” shprehet se Kallaku i tanishëm është larg atyre pritshmërive që të gjithë kishin më parë.

“Teuta është kampiona në fuqi, por nuk e ka atë shkëlqimin. Nuk e ka atë sharmin e vjetshëm, nuk e ka atë entuziasmin e vjetshëm. Bregu ishte peshë e madhe për Teutën. Edhe Kallaku, natyrisht ka ardhur, por këto rikthimet nuk janë fort më pranueshme. Të shkosh të luash në Kroaci dhe të kthehesh në Shqipëri… Kallakun e kemi menduar, të paktën unë personalisht por edhe të tjerët, si ai playmaker-i i ekipit kombëtar. Pritshmëritë ishin shumë të mëdhaja. Por ky Kallaku është shumë larg asaj që mendonim për të bërë atë hapin e madh, për të marrë në krahë ekipin kombëtar. Kallaku nuk po arrin të marri në krahë Teutën, jo më ekipin kombëtar. Nuk është në atë gjendjen e bukur”, ka thënë Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *