E mbyllur/ U përfol se do të vinte në Shqipëri, ish-sulmuesi i Juventusit i bashkohet Memushajt për 6 muaj

Ish-sulmuesi i Juventusit, Parmës dhe Leçes në Itali, Valeri Bojinov e ka gjetur skuadrën e re. Tashmë firma është hedhur te klubi i Peskarës, atje ku gjendet edhe Ledian Memushaj.

Më parë në media u përfol për një afrim të këtij futbollisti në Superiore. Por këto interesime kanë mbetur vetëm në tentativë, pasi karriera ka vazhduar në Serinë B. Kontrata është hedhur për 6 muaj, pasi Peskara nuk është e bindur maksimalisht për një projekt afatgjatë nga Bojinov. Gjithashtu interes për këtë lojtar ka shfaqur edhe Catania në kohët e fundit, por pa e mposhtur dot konkurrencën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online