Ish-sulmuesi i Juventusit, Parmës dhe Leçes në Itali, Valeri Bojinov e ka gjetur skuadrën e re. Tashmë firma është hedhur te klubi i Peskarës, atje ku gjendet edhe Ledian Memushaj.
Më parë në media u përfol për një afrim të këtij futbollisti në Superiore. Por këto interesime kanë mbetur vetëm në tentativë, pasi karriera ka vazhduar në Serinë B. Kontrata është hedhur për 6 muaj, pasi Peskara nuk është e bindur maksimalisht për një projekt afatgjatë nga Bojinov. Gjithashtu interes për këtë lojtar ka shfaqur edhe Catania në kohët e fundit, por pa e mposhtur dot konkurrencën. /Sport Ekspres/