E MBYLLUR/ Shtohen shqiptarët në Serinë A, konfirmohet edhe kalimi i talentit të Shqipërisë së Alban Bushit (VIDEO)

Një tjetër element i Shqipërisë i është bashkuar Serisë A. Futbollisti 21-vjeçar, Marvin Cuni, ka hedhur hapin e madh të karrierës. Ai do të firmosi për tre vite me Frosinonen. Kjo e fundit do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Lojtari shqiptar ka zbarkuar në Romë dhe kanë dalje pamjet e fundit teksa shihet duke shkuar për të kryer testet mjekësore. Zyrtarizimi është vetëm çështje kohe, me lojtarin e Shqipërisë U-21 që la Bayern Munchen pasi nuk gjeti shumë hapësira aktivizimi për të kaluar te Frosinone. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *