E mbyllur/ Interi bën goditje tjetër të frikshme në merkato, Dybala e pranon ofertën dhe zyrtarizohet pas largimit të Sanchez

Dybala aktualisht është lojtar i lirë pasi kontrata me Juventusin i ka skaduar në fund të muajit të kaluar dhe ai nuk ka vendosur ta vazhdojë kontratën edhe pse kishte ofertë nga klubi torinez. Argjentinasi u tha drejtuesve të Juventusit se nuk do ta pranojë ofertën për të vazhduar bashkëpunimin dhe se do të largohet nga ky klub pas shtatë vitesh. Prej javësh spekulohet se Dybala do të vazhdojë karrierën te Interi dhe se tashmë ka rënë dakord për gjithçka me këtë klub, por ende po vonon vendimi përfundimtar. Gjithashtu, pak ditë më parë pati informacione se Dybala kishte një ofertë nga Manchester United që po e shqyrton seriozisht, por siç duken gjërat, nuk do të shkojë në Old Trafford.

Mediat italiane bënë të ditur sot se Dybala ka pranuar zyrtarisht ofertën e Interit dhe se së shpejti më në fund duhet të prezantohet si përforcim i ri i këtij klubi. Megjithatë, Interi është aktualisht në në problem sepse duhet të shesë të paktën një sulmues për t’i liruar hapësirë ??Dybala-s, të cilin për momentin nuk mund ta regjistrojnë. Gazzetta dello Sport njoftoi se Interi së shpejti do të konfirmojë largimin e Alexis Sanchez, pas së cilës do të mund të zyrtarizojë ardhjen e Dybala. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online