E mbyllur/ “Djali im nuk e ndien veten katalanas”, babai i Lionel Mesit i jep duart Barcelonës

Ka përfunduar takimi mes agjentit të Lionel Mesit (që është njëkohësisht dhe babai i tij), Jorgo Mesi, me presidentin e klubit Bartomeu. Teksa e gjithë vëmendja e mediave spanjolle ishte përqendruar tek ky takim, duket se asnjë gjë nuk ka ndryshuar mbi qëndrimin e argjentinasit.

Në prononcimin pas përfundimit të kësaj axhende, babai i argjentinasit deklaroi se asgjë nuk mund ta bindë Lionelin për të mos u larguar nga Barcelona. “Ai tashmë nuk e ndjen veten një lojtar katalanas. Është e kotë ta ndryshoni një gjë të tillë”,- u shprej Jorge Mesi në komunikim për mediat.

Ndryshe nga dëshira e lojtarit për tu larguar që në këtë merkato, klubi ka vendosur të mos lejojë një largim të tij, pa u aktivizuar klauzola prej 700 milionë eurosh. Drejtuesit e Barcelonës shpresojnë se me qëndrimin e tij për shkak të kontratës, ta bindin për t’i rikthyer dëshirën për të luajtur me këtë skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *