E mbylli sezonin para kohe, reagon Broja: Kjo është vetëm një pengesë e vogël, do të kthehem më i mirë

Chelsea e konfirmoi zyrtarisht vetëm pak minuta më parë, Broja e ka mbyllur sezonin para kohe. Sulmuesi pësoi këputje të ligamentit dhe do t’i nënshtrohet operimit. Nëse gjithçka shkon për mrekulli, Broja do të kthehet në maj në fushën e blertë.

Pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i lojtarit që premton se do të kthehet më i mirë. “I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë. Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.

Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, ky është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti”, shkruan Broja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *