E mbyllën vitin në krye të tabelës, Tetova krenohet me Egnatian: E kemi merituar pozicionin ku jemi, Superkupa do të jetë natë trofeu

Egnatia ka marrë tre pikët në tranfertën kundër Dinamos. Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat 1-2. Ishte Zejnullai ai që tundi rrjetën i pari në minutën e 16, ndërsa në minutën e 67 Zabërgjaja ktheu sërish baraspeshën. Por goli i Iskandarliut në minutën e 80 i dha i fitoren Egnatias. Tashmë ekipi i udhëhequr nga Tetova shkëputet në krye të tabelës së renditjes, me 5 pikë më tepër se sa Partizani i vendit të dytë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët e tyre kanë dhënë interistat për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Tetova (Egnatia): “Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë, siç u bë dhe e bukur në fund, E kemi merituar pozicionin ku jemi, kemi bërë ndeshje të mira. Por kemi edhe dy ndeshje dhe s’duhet të kënaqemi me kaq. Mendoj që na mungoi koha e markimit në mesfushë. Ishte shumë e dobët. Pastaj e morëm prapë me çunat që hynë më të freskët në fushë. Kjo ishte ajo që na pengoi të shkonim drejt sulmit në 20 minuta gjatë pjesës së dytë. Të mërkurën natë trofeu? Patjetër. Do të jetë spektakël. Do të jetë ndeshje e bukur, luajnë dy vendet e para”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *