E mbyll përfundimisht pistën me Juventusin, Luis Suarez: Unë qesh me këto lajme!

Luis Suarez e ka mbyllur përfundimisht pistën rreth një kalimi të mundshëm tek ekipi i Juventusit. Futbollisti uruguaian u përfol nga të gjitha mediat se do të ishte përforcimi më i ri i bardhezinjëve, që do të kërkojnë edhe njëherë tjetër për të arritur suksesin në “Champions League” pasi kanë dështuar “me sukses” në gjithë këto vite.

Për të mbërritur sa më larg kërkohet një sulmues i mirfilltë dhe një gjahtar goli, ndryshe nga ky edicion ku vetëm Kristiano Ronaldo do të ishte shpëtimtari i kampionëve të Italisë. Gjendja e keqe e Barcelonës dhe kaosi i krijuar do ta ndihmonte edhe më tepër këtë transferim, por Luis Suarez nuk do të largohet, të paktën jo të Juventusit. “Kur dalin këto lajme “fake”, unë qesh”, shkruan vetë futbollisti në “Instagram” për të mbyllur kështu pistën që e dërgon në Seria A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online