Bodo/Glimt kanë luajtur ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës në “Fadil Vokrri”. Por përpara fillimit të takimit, rivalët e Prishtinës kanë habitur disi me reagimin e tyre në faqen zyrtare. Ishte çmimi i internetit në Kosovë ai që solli deklaratën e çuditshme të norvegjezëve.
“Jemi në Prishtinë! Nuk do të ketë shumë përditësime në ‘Twitter’ gjatë rrugës pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 NOK. Mbulimi i plotë (i ndeshjes) në glimt.no kur administratori të kthehet në hotel”, shkruan Bodo/Glimt në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vi er i gang i Prishtina!
Det blir ikke mye oppdatering på Twitter underveis da 20 sekunder med 4G koster cirka 500kr. Fyldig dekning på https://t.co/RX1TQjAaNA når admin er tilbake på hotellet pic.twitter.com/6c1fTrMQsP
— FK Bodø/Glimt (@Glimt) August 5, 2021