E mbani mend danezin e padobishëm që zuri vendin e Manajt? Barcelona po ndien neveri, do para dhe nuk e vret mendjen për futboll

Në kohën kur Rei Manaj po shkëlqente me gola të shënuar në miqësore te Barcelona, katalanasit po vuanin për sulmues. Situata arriti deri aty aq sa vendin e shqiptarit dhe titullarit te katalanasit e mori Braithwate.

Një lojtar që nuk të thotë asgjë për të qenë as në stol në një Barcelonë normale. Por që situata do të mbërrinte deri këtu, askujt nuk ia kishte marrë mendja te spanjollët.

Braithwate ka kontratë deri në 2024 dhe sigurisht që është komplet jashtë planeve të Xavit. Klubi i ofroi fillimisht shkëputjen e kontratës të njëanshme, danezi as që e llogariti.

Më pas spanjollët kërkuan t’i jepnin rrogën e një viti, por sërish Braithwate nuk u largua. Mediat raportojnë se drejtuesit e klubit kanë neveri nga kjo sjellje pasi Braithwate nuk largohet pa marrë rrogën e dy viteve, pavarësisht krizës së katalanasve apo faktit se mund të qëndrojë në stol si dënim për një kohë kaq të gjatë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *