“E lëshojnë topin pa vërshëllyer arbitri”, Jupi kritikon lojën e Manajt dhe Bares: Nuk tolerohet në nivele të tilla

Shqipëria është duke humbur me shifrat 2-1 kundër Polonisë, me këta të fundit që kanë shfrytëzuar në maksimum 2 rastet për gol. Gjatë komentit të ndeshjes, Redi Jupi ka analizuar edhe lojën e kuqezinjve, ku nuk pajtohet me mënyrën se si lojtarë si Manaj, Bare  apo Hysaj e humbasin kontrollin e topit pa vërshëllyer ende arbitri për faull, e majde e teprojnë me gjestet për të kërkuar goditje dënimi. Sipas Jupit, futbollistët shqiptarë po e mbajnë topin më tepër se sa duhet në këmbët e tyre, duke rrezikuar kështu humbjen e tij e për rrjedhojë nisjen e kundërsulmeve të polakëve.

“Manaj dhe Bare janë të guximshëm më shumë se duhet, e lëshojnë topin për faull pa pasur vërshëllimën e arbitrit. Me sjelljen e këtij arbitri as që ka ndërmend të japi faull për gjestet që bëjnë lojtarët. Hysaj, Bare dhe Mane po e mbajnë topin më shumë se duhet. Nuk tolerohet në ndeshje të tilla. Topi në ndeshje të këtij niveli duhet të fitohen vetëm nëpërmjet dueleve dhe jo prej gabimeve. Një gjë e tillë mund të ndodhi vetëm më kundërshtarë të nivelit të Andorrës apo San Marinos”, ka thënë Redi jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *