Shqipëria do të humbiste në shifrat 0-2 ndaj Anglisë. Mbi këtë ndeshje ka reaguar edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sport News” që transmetohet në “News24″.
“Të gjithë e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Anglisë, Ekipi dha maksimumin. Është e lehtë të gjykosh tani. Trajnerët punojnë shumë gjatë gjithë javës. Edhe unë ndonjëherë mendoja, sikur një lojtar të vendosej diku, një tjetër në një vend tjetër.
Pishman sot nga ndeshja më mbeti vetëm ai rast i Uzunit, pasi do ta shikonim Anglinë në një pozitë ndryshe. Do kishim më shumë mundësi për t’i kapur në kundërsulm. Kejn te Goli bëri një lëvizje prej sulmuesi të madh. Nëse do të kishim shënuar me Uzunin, do flisnim ndryshe tani. Seferi nuk është thirrur në Kombëtare, sepse të gjithë sulmuesit e tjerë të Kombëtares ishin në formë të shkëlqyer”, tha Osmani. /Sport Ekspres/