Watford nuk kishte aspak besim te Rei Manaj. Pas ardhjes nga dëmtimi, sulmuesi duhej të ndërpriste bashkëpunimin me klubin anglez.
Por për Manajn duket e vështirë që të gjejë tani një tjetër skuadër. Për këtë arsye lojtari po vazhdon të stërvitet në Angli te Watford, megjithëse nuk është pjesë e tyre. Këtë e ka treguar vetë Manaj me një postim në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/