E la futbollin 24-vjeç, rrëfimi i Borshit që doli nga Vllaznia: Ndoshta rrezikoja edhe të ecja

Ergi Borshi konsiderohej si një nga talentet më të mira të nxjerra nga akademia e Vllaznisë. Që në moshën 18-vjeçare ka arritur që të luajë me shkodranët, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Veleçikut.

Aty të mbyllej gjithçka, në moshën 24-vjeçare ku Borshi është detyruar t’i thojë “mjaft” karrierës së tij si futbollist. Kjo jo me dëshirën e tij sigurisht, mund të ishte gjëja e fundit që mund të ndodhte, por për shkak të shëndetit. Mjekët nuk i kishin dhënë garanci nëse do të vazhdonte futbollin, madje duke mbërritur deri aty sa mund t’i rrezikohej edhe ecja. Një rrëfim paksa më të detajuar ky futbollist e ka dhënë për “Shkodra Sport”:

“Një dëmtim në gju më shqetësonte prej kohësh dhe së fundi doktorët nuk më dhanë siguri për të ardhmen dhe ndoshta rrezikoja edhe të ecja. Kështu që isha i detyruar të merrja këtë vendim, edhe pse pa dëshirë por nuk kisha zgjidhje. Ishte shumë e rëndë, shumë e vështirë ta përceptoja atë që po më thonte, me erdhi si ‘bombë’. Nuk e prisja, isha gjëja e fundit që mund të kisha menduar. Por s’kisha ç’të bëja, ky ishte fati im por që mund t’i ndodhë çdokujt. Duhet ta pranojmë pasi je para një fakti të kryer, por tashmë kam filluar të mësohem me këtë gjë”, ka thënë Borshi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online