E kuptoni tani Rejën? Më lehtë “i heq kokën” se idetë, Conte: Me 3-5-2 i mposhtim të gjithë!

Që kur trajneri i Shqipërisë, Reja, ka ardhur në krye të Shqipërisë, është përfolur shumë për skemën e lojës. Me 3-5-2 e projektuar që nga De Biazi, Kombëtarja nuk e kishte vendosur kurrë në zbatim për 90 minuta.

Afrimi i Rejës vuri në zbatim këtë plan, pavarësisht shumë kritikave. Askush nuk ishte i bindur për këtë skemë, më së tepërmi për faktin se na mungon një lojtar në krahun e majtë dhe që mund të bëj fazën mbrojtëse dhe sulmuese.

Por pavarësisht kësaj, Reja nuk hoqi dorë nga skema. Me të njëjtën situatë po paraqitet edhe Conte te Interi. Në Itali nuk janë fare të bindur për suksesin e kësaj taktike te zikaltrit, por edhe për këtë trajner, më lehtë “mund t’i heqësh kokën” sesa idetë: “Me 3-5-2 ne do t’i mposhtim të gjithë. Sigurisht që ka vende për përmirësime dhe ne kemi punuar shumë në këtë aspekt. Por kjo kërkon durimin dhe besimin. Nuk do të kthehem mbrapa”, ka thënë Conte para ndeshjes me Dortmundin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online