E kundërta e Shaqirit! Kombëtarja “largon” sulmuesin: Shko stërvitu në Premier League

Kampionatet në Europë kanë nisur një pushim dy javorësh për shkak të angazhimit të Kombëtareve në kualifikueset e “Euro 2020”. Në kontinentet e tjera luhen kupa të ndryshme teksa nuk mungojnë as planifikimet për ndeshjet miqësore. Kështu Bregu i Fildishtë luan dy të tilla, ndaj Benin dhe Tunizisë. Por në këto dy takime afrikanët do të luajnë pa sulmuesin kryesor, Nicolas Pepe.

Sulmesi 24 vjeçar i Arsenalit është kthyer në Angli për të vijuar stërvitjen. Ka qenë ky një vendim i marrë mes Kombëtares dhe klubit të Arsenalit për të lejuar Pepen të ndjek fazën përgatitore për ndeshjet e radhës në “Premier League”. Sulmuesi kaloi pak kohë me Bregun e Fildishtë teksa sipas mediave angleze konfirmohet se ka një dakordësi mes dy palëve për mos ta shkëputur sulmesin nga Arsenali.

Një marrëveshje e tillë mungoi mes rastit Shaqiri-Zvicër. Sulumesi shqiptar bojkotoi ndeshjet kualifikuese për të qendruar me skuadrën e Liverpool në stërvitje. Një sjellje e tillë shkaktoi shumë debat në Zvicër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online