Nuk ka më dyshime, Samir Ujkani do të largohet nga Italia dhe do të provojë një eksperiencë të re jashtë futbollist italian. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës u shit nga ekipi i Kremonezes te skuadra turke e Rizesporit.
Ai la skuadrën e Serisë B dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare me ekipin turk. Ujkani shkëputet pas 11 vitesh nga Italia, pasi kaloi tek ekipi i Palermos në vitin 2007. 30-vjeçari ka eksperiencë të madhe, pasi momentalisht është dhe kapiteni i Kosovës.
Rizespor u ngjit nga liga e dytë turke në të parën dhe kërkon të përforcohet. Një ndër objektivat e skuadrës turke është dhe sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi. Ku i dihet, mbase mund të bashkohet me portierin shqiptar.