Përvoja e Adnan Januzajt te Sevija nuk shkoi aspak siç ai mund ta kishte imagjinuar. Lojtari shqiptar u largua nga Real Sociedadi për të shkuar në një klub më të madh e më të suksesshëm. Por këto pak muaj me fanellën e Sevijes rezultuan një dështim për të, pasi është jashtë planeve të trajnerit Sampaoli.
Në këto kushte, është parë e udhës që Januzaj të vijojë karrierën larg klubit spanjoll. Lojtari i përfaqësueses belge përfundon në Turqi, aty ku do të luajë për Bashakshehirin. Formula do të jetë ajo e huazimit 6 mujor, periudhë gjatë së cilës është rënë dakort që paga të paguhet nga klubi turk. Ndërkohë pas përfundimit të huazimit, Sevija do të vlerësojë situatën për të parë nëse do të ketë vend në organikën e saj për Januzajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/