Arlind Ajeti arriti majën në karrierën e tij në moshën 22-vjeçare, kur mbërriti në grupet në Euro 2016 me Shqipërinë dhe siguroi kalimin në Serinë A. Por karriera e tij mori një rrjedhë të papritur, teksa së fundmi ishte pjesë e Pordenones në Serinë C. 29-vjeçari aktualisht është lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Italisë.
Mediat rumune bëjnë me dije se Ajeti pritet të jetë futbollist i CFR Kluzhit. Këta të fundit i kanë ofruar një kontratë dy-vjeçare dhe firma mbetet çështje kohësh. Një transferim i tillë mund ta afrojë sërish më pranë Kombëtares. Kluzhi e përfundoi sezonin e 2022/23 në vendin e tretë në renditje, ndërsa një sezon më parë u shpallën kampionë të Rumanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/