E kryer/ Marash Kumbulla do të kryejë nesër vizitat mjekësore, arrihet marrëveshja me klubin e Serisë A

Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri Sasuolos. “Tuttomercatoëeb”-i njofton se Roma dhe Sasuolo kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Ditën e nesërme, mbrojtësi shqiptar do të udhëtojë për të kryer vizitat mjekësore.

23-vjeçari ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e Romës këtë sezon, teksa së fundmi është rekuperuar nga dëmtimi i vështirë që pësoi në pranverën e shkuar. Sasuolo ka hasur vështirësi në fazën e mbrojtjes në këtë sezon dhe Marash Kumbulla shihet si alternativa e duhur për të përforcuar prapavijën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *