Odise Roshi duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Lojtarit shqiptar i mbaroi kontrata 2-vjeçare me klubin Sakariaspor dhe palët ranë dakort për të mos vijuar më gjatë bashkëpunimin. Në këto kushte, Roshi ka nisur nga puna për të gjetur ekipin e ri ku do të vazhdojë të ardhmen.
Futbollisti fierak do të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Futbollisti 33-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me Erzurumsporin. Sipas Sylejman Dogrusë, gjithçka është e kryer dhe Odise Roshi do të jetë pjesë e Erzurumsporit në Ligën e Parë turke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/