Armando Broja ka shuar dilemat në lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar do të mbetet sërish në Premier League. Lojtari 22-vjeçar pritet të transferohet te Ipswich Town-i. Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është thuajse e kryer.
Palët kanë rënë dakort për një huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerjen e kartonit. Megjithatë do të ketë një klauzojë për blerjen përfundimtare të kartonit të Armando Brojës. Ipswich Town-i do të paguajë një shifër prej afërsisht 30 milionë paundësh nëse siguron qendrimin në Premier League edhe sezonin e ardhshëm. Në të kundërt, sulmuesi shqiptar do të kthehet sërish te Chelsea./Halit Delibashi-Sport Ekspres/