E kryer/ Bajerni lë ofertat qesharake dhe gjen akordin me Liverpulin, Mane do veshë fanellën e bavarezëve

Tashmë mund të konsiderohet marrëveshje e mbyllur që pret vetëm zyrtarizimin. Bajerni i Mynihur duket se ka lënë ofertat qesharake dhe është bërë serioz për të blerë kartonin e Manesë. Oferta e parë e propozuar për sulmuesin senegalez shkaktoi të qeshura prej kushteve të vendosura nga bavarezët, të cilët do të paguanin një shifër të caktuar parash për Manenë në rastin e përmbushjes së disa objekticave deri diku të pa realizueshme, si fitimi i Topit të Artë nga lojtari dhe fitimi i Champions League-s për tre vite rresht nga Bajerni.

Por gjigantët e Gjermanisë duket se kanë reflektuar dhe janë ulur seriozë në tryezë me drejtuesit e Liverpullit. Fabricio Romano, eksperti italian i merkatos, raporton se klubet kanë gjetur akordin mes tyre për të transferuar Manenë për 41 milionë euro. Ndërkohë në terma peronalë, senegalezi do të firmosë një kontratë që do e mbajë me fanellën e Bajernit për tre vitet e ardhshme./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online