Erdis Kraja ndryshon ambient këtë verë. Lojtari shqiptar u nxorr në treg nga Atalanta dhe tashmë është gjetur akordi me Peskarën. “Tutto Atalanta” raporton “delfinët” kanë siguruar shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar në formë huazimi.
Kraja ka një eksperiencë të mëparshme në Serinë C të Italisë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Grosetos dhe Lekos. Gjithashtu Kraja ishte pjesë e suksesit të Palermos që fitoi Serinë D në sezonin 2019/20./Halit Delibashi-Sport Ekspres/