Jo vetëm Ernest Muçi, edhe Arbnor Muja do i bashkohet Superligës turke. Futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin Samsunspor. Anësori i Kombëtares largohet kështu nga Antverpi, me të cilin fitoi titullin kampion në Belgjikë dhe luajti për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Samsunspori aktualisht renditet në vendin e 15 në kampionatin turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/