“Nuk i lejoj asnjë futbollisti të bëjë veprime të tilla. Më vjen keq, pasi po luanim shumë mirë deri atëherë”… Ka qenë kjo deklaratë dhe shpërthimi i Kristian Panuçit në RTSH ai që ka bërë bujë, por që sigurisht ka qenë e nxituar. Motivi? E thjeshtë… Sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, trajneri italian ka menduar se arbitri bullgar i ka treguar të kuqin direkt futbollistit, pa parë të verdhën e dytë. Kështu, pasi i kanë thënë se në fakt ishin dy të verdha, ka shkuar të takojë futbollistin dhe të sqarohen të dy, duke edhe i vendosur një dorë mbi supe…