E krahasojnë me Novak Djokovic/ Kosova po merr talentin serb, Filip Paviç mund të përfaqësojë ngjyrat e dardanëve

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga mediat në Zvicër. Talenti i ri në tenis, Filip Paviç, shihet me të ardhme të garantuar dhe shumë e krahasojnë me rrugën e Novak Djokovic. Por Paviç nuk kishte kushte të mira stërvitore dhe një shqiptar nga Gjilani, e ka ndihmuar si sponsor duke i siguruar gjithçka.

Për shkak të kësaj lëvizje, Kosova është më afër që të bind djaloshin për të përfaqësuar ngjyrat e dardanëve në garat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, babai i tenistit, Goran Paviç është shprehur se do ta linte që të shkonte dhe të luante me Kosovën nëse do të kërkohej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *