E krahasoi Uellsin me Stoke City, parashikimi i Muhametit për “Sport Ekspres” për Italinë: Rezultati i ndeshjes? Pritet “biskota”

0

Itali-Uells është ndeshja që do të zhvillohet në ditën e sotme dhe ku tifozët do ta ndjekin më vëmendje për shkakun se Kombëtarja e Mancinit ka ecuri fantastike të rezultateve positive. Këtë herë tekniku italian ka surprizuar jo pak mediat duke e krahasuar Uellsin me Stoke City. Por si pritet që të dalë kjo ndeshje? Në analizën e bërë nga ana e Fatjon Muhametit për “Sport Ekspres”, trajneri i Tiranës U-17 dhe zëvendës trajner i Kombëtares U-15, këtë herë Italia do të ketë probleme serioze ndaj një kundërshtari fizik që aplikon mirë jo vetëm mbrojtjen, por edhe pjesën e kundërsulmeve dhe që ka rrezikshmëri në goditjet standarte. Sa i përket fatit të takimit nuk përjashtohet edhe “biskota” e famshme, pra një barazim që t’i shkojë përshtat të dyja skuadrave.

“Itali luan me skemën 4-3-3, ndërsa Uellsi ka skemën 4-2-3-1. Sipas edhe trajnerit Mancini, Uellsi mund t’i sjell probleme si kundërshtar pasi është ekip fizik. Loja që aplikon Italia është me topin që qarkullon posht dhe me dalje të shpejta. Besoj se një ekip fizik mund t’i sjell problem italianëve. Madje dje në konferencë Mancini e quajti si ekipin Stoke City rivalin. Ndërkohë Bale ia ktheu duke thënë se nuk e dinte se Stoke City ishte ekip i mirë. Uellsi mund t’i sjelli problem Italisë te pjesa e qarkullimit të topit pasi është i ngjeshur mbrapa, mbrohet mirë dhe luan në kundër sulme me lojtarë të shpejtë.

Italia do të ketë problem edhe në goditjet standarte pasi britanikët i aplikojnë mirë. Futbollistët teknikë që ka Italia si Insinje, Lokateli dhe Berardi duhet të marrin përsipër më shumë në duelet një kundër një dhe të krijojnë superioritetin numerik dhe me lëvizjet e shumta që bën Imobile në qendër të mbrojtjes kundërshtare. Sa për rezultatin, mendoj se edhe barazim mund të dali pasi i bën punë të dy ekipeve. Po ndiqja edhe mediat italiane që mes batutës tregonin për “biskotën” që mund të arrijnë me Uellsin”, tha Muhameti. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.