E konfirmuar/ Xavi i jep lamtumirën me lot në sy ekipit nga Katari, kthehet në shtëpi për të dërguar Barcelonën ku i takon

Tashmë është e konfirmuar. Dilema për kreun e pankinës së Barcelonës ka marrë fund. Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i skuadrës katalanase. Akordi mes Laportës dhe sheikëve të Al Sadd është arritur, teksa vetë klubi nga Katari ka njoftuar se Barcelona ka paguar klauzolën e lirimit për Xavin.

Ky i fundit është takuar me gjithë ekipin ditën e sotme, të cilëve u ka dhënë lamtumirën me lot në sy. Periudha e fitimit të eksperiencës ka përfunduar dhe tani ish-mesfushori është gati për provën e vërtetë në karrierën e tij. Është koha që trajneri spanjoll të kthehet në shtëpi, atje ku e pret detyra për të dërguar Barcelonën në vendin ku i takon, në majat e futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *