Champions League do të zërë vend përgjatë muajit gusht dhe kjo është bërë e ditur edhe nga vetë UEFA. Por këtë herë është presidenti i Lionit që bën publike edhe datën zyrtare se kur do të luhet ndeshja e kthimit në Torino kundër Juventusit. Jean-Michel Aulas zbulon se përballja do të zhvillohet më 7 gusht pa praninë e tifozëve, ndërsa ngre edhe një shqetësim të madh tijin. Ligue 1 është pezulluar zyrtarisht për këtë sezon dhe kjo është diçka që e merakos vërtetë shumë kreun e klubit francez. Lojtarët do të shkojnë përballë bardhezinjve pas 5 muajsh pa luajtur, pranda Aulas thekson se si Lioni ashtu edhe PSG do të masakrohen në Champions League, duke qenë se forma e tyre do të jetë më dobët se gjithë kundërshtarët.
“Nëse Ligue 1 nuk rifillon, ne dhe PSG nuk do të kemi gjendjen e pranueshme atletike. Ndeshja do të luhet në Torino pas dyerve të mbyllura, është e konfirmuar. Juventus-Lion do të luhet në 7 gusht. Nëse apelimi për të anulluar ndalimin e Ligue1 nuk rezulton i suksesshëm, atëherë Lioni dhe PSG do të masakrohen nga ekipet të cilat do të kenë një përgatitje fizike që ne nuk do e kemi”, ka thënë presidenti i klubit francez, Aulas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/