Në takimin që u organizua mes pjesëtarëve të FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetsisë, u vendos që të mos kishte tampona për lojtarët. Pra futbollistët do t’i nënshtroheshin kontrolleve për matjen e temperaturës përpara futjes së tyre në qendrën stërvitore fillimisht.
Por një skuadër e Superiores ka ndryshuar në rregulla nga të gjithë të tjerët, sigurisht, duke rritur edhe më tepër sigurinë për pjesëtarët e klubit të tyre. Bëhet fjalë për Luftëtarin që ka bërë tamponët përpara se të zbriste në stërvitje dhe të përgatitej për rinisjen e kampionatit.
Në një prononcim për “Report TV”, vetë drejtori i klubit Artur Dadaj është shprehur: “Të hënën kemi kryer testet për të gjithë lojtarët, të cilat janë bërë në spitalin e Gjirokastrës”. /Sport Ekspres/