E konfirmon Ademi: Trajneri Shaland refuzoi Gjermaninë, së shpejti ndeshje me kampionët e botës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Gjermanisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunim deri në vitin 2023 mes njera-tjetrës. Sipas komunikimit zyrtar të FFK bashkëpunimi përfshinë shkuarjen e ekipeve të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, si dhe edukimin e gjyqtarëve, trajnerëve dhe administratorëve të FFK-së.

Pas cermonisë zyrtare, Presidenti Agim Ademi ka ndarë me mediat fakte interesante sa i përket mundësive të bashkëpunimit edhe më herët me Federatën gjermane. Në fjalën e tij Ademi tha se ka qenë vet trajneri Shaland që ka refuzuar një ndeshje miqësore me Gjermaninë përshkak se grupi nuk ishte gati duke zgjedhur një takim më të lehtëm atë ndaj Gjibraltarit.

“Ne e kemi përsëritur edhe më herët që ne kemi pasur dy herë po nga Gjermania që të zhvillojmë një ndeshje, pikërisht tash para se me bë me Gjibraltarin. Por është pjesa që trajneri ka zgjedhur skuadrën sepse Gjermania është një ekip shumë i fortë dhe ne ende kemi qenë në konstruktim të ekipit dhe nuk e kemi bërë këtë herë,  por sigurisht në një rast më të mirë, në rastin e parë të mundshëm, sepse këta e kanë edhe një lojë që e kërkojnë që e luajnë, dhe sigurisht që shumë shpejt ajo ndeshje do të bëhet dhe në momentin e parë të mundshëm ”, tha Ademi.

Në keto kushte mundësia për një ndeshje miqësore, luksi do të thonim, mes Gjermanisë është gjithmonë e më pranë. Jehona e Kosovës tashmë ka rënë jo vetëm në veshin e gjermanëve por gjithë Europës. Një kualifikim apo një ndeshje positive ndaj Anglisë do e shtonte edhe më tepër jehonën e dardanëve./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online