Një tjetër lojtar i Teutës do të ndjekë rrugën e Kallakut këtë verë për të hedhru hapin tjetër cilësor në karrierë. Bëhet fjalë për Lorenco Vilën, që falë sezonit tejet të suksesshëm të zhvilluar me skuadrën durrsake, ka rënë në sytë e klubeve të huaja.
Zyrtari i ekipit turk të Menemensporit, që është “i dashuruar” me Superioren, ka konfirmuar mundësinë e një transferimi të talentit shqiptar. “Lorenco Vila është një futbollist i lirë, ashtu si nigeriani 23-vjeçar, Bernard Bulbëa, të cilin e transferuam së fundi“, ishin fjalët e Recep Ersoy, duke lënë të hapur kështu mundësinë e një marrëveshje të mundshme.
Megjithatë media turke “Fanatic“ bën me dije se akordi është arritur mes palëve dhe kjo çështje mund të quhet tashmë e mbyllur. Kështu e ardhmja e Vilës pritet të jetë Liga e Dytë e Turqisë, ku do të gjejë në të njëjtin ekip edhe dy shqiptarë të tjerë, Gentian Selmanin dhe Domgjonin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/