E kishte frikë presionin për titullin kampion, presidenti i Barcelonës: Falenderoj Gironën që mundi Real Madrid

Barcelona është shkëputur jo pak pikë në krye të tabelës ndaj Real Madrid. Aktualisht katalanasit kanë 11 pikë më shumë se ndjekësi i tyre kryesor. Por forma e dobët në ndeshjet e fundit e ka rritur jo pak presionin te ta. Megjithatë Reali nuk mundi të përfitonte nga humbja e fundit e Barcelonës, teksa u mund në transfertë nga Girona me shifrat 4-2.

Vetë deklarata e presidentit të katalanasve, Laportës, tregon se te Barcelona nuk janë edhe aq të rehatuar. “Mungojnë 7 ndeshje dhe ne jemi 11 pikë para. Duam tifozët që të na japin më shumë kurajo për ta fituar këtë kampionat. Është fakt që nuk ishim shumë të kënaqur nga humbja e fundit me Vallecanon. Falenderojmë Gironan që mund Real Madrid”, tha Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online