E kishin mbushur stadiumin në Shkodër, komenti epik i Mirel Josës për tifozët e Vllaznisë: Të kenë vazhdimësi…

Vllaznia ka arritur të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Tiranës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Herald Marku me penallti. Stadiumi ishte i mbushur dhe Mirel Josa nuk e fshehu kënaqësinë e tij, megjithëse kërkoi t’i mbante me këmbë në tokë lojtarët.

“Nuk mendoj shumë për kampionatin. Ne duhet ta sigurojmë sa më shpejt Europën. Tre pikët na bëjnë mirë vetëm për siguri dhe optimizëm. Ndeshjet derbi fitohen edhe në këtë mënyrë. Unë nuk kam folur për titull kur kam qenë 12 pikë përpara me Skënderbeun. Duhet të jemi të përqendruar. Ekipi duhet të rrisi besimin te vetja, lojtarët duhet të kenë besim te njëri-tjetri”, tha Josa.

I pyetur mbi tifozët e Vllaznisë që kishin mbushur stadiumin, Mirel Josa e ka komentuar mes sarkazmës. “Duhet të kenë vazhdimësi”. Një deklaratë kjo që tifozët dhe opinioni i Shkodrës e ka dhënë për ekipin e Josës që nuk ka pasur vazhdimësi nga ndeshja në ndeshje, duke humbur njërën dhe fituar tjetrën. Në po të njëjtën mënyrë ka ardhur edhe përgjigja e Josës që kërkon një stadium të tillë edhe për ndeshjen e radhës, jo vetëm atë me Tiranën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *